Emisioni Oxygen është hapur me një këngë arbëreshe.

Por tekstin në origjinal tashmë e ka konfirmuar Vicky Bafta, arbëreshe nga Shën Dhimitri, Kalabri.

“Teksti thotë se vajza Rina, shkon e mer ujë në kroj me vucen, por i thotë nënës së nuk e sualli në shpi sepse u ça vuza e u shprish ujit në dhe”, ka deklaruar Vicky Bafta për Oxygen Show.

Ky është teksti i plotë:

-Rine,Rine, ti ku vajte lule-jo,

Lule-jo,lulëza ime,zëmra moj,zëmëra më këndon,

-Mëma ime vajta për ujë,lule-jo,

Lule-jo,lulëza ime,zëmra moj,zëmëra më këndon,

-E bilja ime moj, e ujtit te ku është,

e bilja ime moj, e ujtit te ku është,

e ujtit te ku është?

-Mëma ime, m’u ça vuca,lule-jo,

Lule-jo,lulëza ime,zëmra moj,zëmëra më këndon,

-Doli dielli dhe ma thaiti,lule-jo,

Lule-jo,lulëza ime,zëmra moj,zëmëra më këndon,

-E bilja ime moj, e dielli te ku është,

e bilja ime moj, e dielli te ku është,

e dielli te ku është?

-Mëma ime, e zuri rreja,lule-jo,

Lule-jo,lulëza ime,zëmra moj,zëmëra më këndon,

-Mëma ime, e zuri malli,lule-jo,

Lule-jo,lulëza ime,zëmra moj,zëmëra më këndon,

E çë bukurin çë kanë kta malet arbërore,

E çë bukurin çë kanë kta malet arbërore,

E zëmëra më këndon,

E zëmëra më këndon,

E zëmëra më këndon,

E zëmëra më këndon,….

 

 

{

ABONOHUKETU


}