Në kohën kur po mbush 10 vjet, emisioni Oxygen vjen me shumë ndryshime.

Nga 24 mars 2018, e shtunë, në orën 21:00, me skenografi e re, ide të reja, ndryshime në kuiz, shumë shpërblime e edhe produkte mediale.

Këto janë vetëm nga disa gjërat që do i shihni javëve në vazhdim.

Rubrikat e reja që ky emisionin i ka integruar do të shpjegohen të shtunën më në detaje.

Mysafiri do të ngjitet në një skenë lartë për tu përgjigjur në disa pyetje tepër të vështira. Kanë mundësi t’iu shmangen. Pastaj do flasin edhe për ëndrrën e tyre të thyer.

Edhe në pjesën e kuizit ka shumë ndryshime. Ndër të tjera, secili shikues mund të luajë nga shtëpia në portalin Oxygen Show ku do fitojnë.

Çdo të shtunë, në orën 21:00. Bëhu pjesë e lojës, mëso gjithçka për jetën e personazhit që do të jetë atë natë mysafir, dëgjoni muzikë live nga muzikantët më të mirë, e për çdo informacion vizitoni ueb faqen oxygenshow.com

 

 

{

ABONOHUKETU


}