Ajo udhëheq me Qendrën kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Për punën dhe angazhimin mori çmimin që e ëndërron secila grua në botë.

Feride Rushiti nga Kosova, është nderuar me Çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit, raporton Oxygen Show

“Aktivizimi i saj me këtë qendër çoi në vendimin e madh të qeverisë për t’u dhënë pensione viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.

Çmimin ia ka dhuruar Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump.

Foli edhe vet Rushiti. Ajo ia dedikon këtë çmim dikujt.

“Sot e ndiej vetën krenare që po më është dhënë çmimi ndërkombëtar #Gratë e Guximshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Përfitoj nga rasti për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë çmim krahas këtyre grave të mrekullueshme nga anë të ndryshme të botës. Jam thellësisht mirënjohese qe marr çmimin prestigjoz “Gratë e Guximshme” në emër të mijëra e mijëra grave të Kosovës, guximi, këmbëngulja dhe vendosmëria e të cilave bëri të mundur marrjen e këtij çmimi. Për pothuaj dy dekada, ne punuam me ngulm për të lehtësuar traumën fizike e shpirtërore të afro 20.000 të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe torturës së luftës dhe luftuam për njohjen e tyre ligjore e morale. Ka qenë një përpjekje e vështire, me të përpjetat e të tatëpjetat e veta, por vendosmëria dhe kembëngulja e këtyre grave na dha fuqi të gjithëve ne, shoqërisë civile, qeverisë, parlamentit dhe të gjithë shoqerisë së Kosovës për të ecur përpara. Më në fund, të mbijetuarat e guximshme kanë një status ligjor dhe gezojnë reparacienet për vuajtjet e tyre.

Pothuajse dy dekadat e punës sonë të palodhshme për tua lehtësuar pasojat e traumës dhe torturës dhe duke avokuar për njohjen e tyre ligjore dhe adresuar stigmen, ato më ne fund e kanë një status ligjërisht të rregulluar dhe mund të përfitojnë nga reparacioni. Janë ato në të cilat gjeta kurajo dhe janë ato në të cillat gjeta inspirim.

Faleminderit Zonjës së parë Melania Tramp, Departamentit të Shtetit, Ambasador i SHBA-ve Delawie për mbështetjen e zërave tonë të padëgjuar.

 

Faleminderit kolegëve të QKRMT dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, parlamentave te Kosoves , Institucioneve dhe familjes sime!

 

Ia dedikoj këtë çmim të gjitha #grave dhe Kosovës!”, ka përfunduar ajo. / Oxygen Show

 

 

{

ABONOHUKETU


}