Libri i shumë çmimeve të ndryshme, e shndërroi atë në një ikonë kulturore dhe një nga komunikuesit më të njohur të shkencës.

Në vitin 1982, Stephen Hawking vendosi që vitet e tij mbi hulumtimet në fizikën teorike ti vendoste në një formë libri.

Njeriu që planifikon ndërtimin e anijes kozmike, Yanki Margalit parashikon se në të ardhmen askush nuk do të ketë një punë, sepse të gjithë do të jenë të angazhuar duke bërë gjëra më të rëndësishme dhe të gjitha punët do të bëhen nga robotët.

Margali është një sipërmarrës nga Izraeli dhe investitor, i njohur për ndërtimin e kompanisë së sistemeve të sigurimit ‘Aladdin Knowledge Systems’, e cila u shit në vitin 2009.

Sipas një zbulimi të publikuar në revistën shkencore “Science”, pas shekujsh debatesh mbi raportin mes natyrës dhe kulturës, vjen prova e parë që edhe kultura ka një ADN të sajën.

“Është një përzierje gjenetike shumë e çuditshme, që influencohet nga gjene të heshtura, që ndonëse nuk trashëgohen drejtpërdrejtë nga prindërit, mund të influencojnë aspekte shumë të ndryshme, nga rendimenti në shkollë tek shëndeti, madje influencon edhe moshën që do të lindë fëmija i parë deri tek numri i cigareve që mund të pihen”, thuhet në këtë zbulim të bazuar në ADN-në e më shumë se 21 000 islandezëve dhe të zhvilluar nga Augustine Kong që punon në universitetet e “Oxford” dhe atë të Islandës, si dhe në kompaninë “Code Genetics”.

“Prindërit kalojnë tek fëmijët vetëm 50% të ADN-së, por studiuesit kërkuan të shohin se çfarë peshe kanë gjenet që nuk transmetohen”, thekson gjenetisti Giuseppe Novelli, rektor i universitetit “Tor Vergata”.

U zbulua se edhe 50% e gjeneve që nuk trashëgohej kishte influencë në çdo individ nëpërmjet impaktit që këto gjene kanë mbi prindërit dhe vëllezërit.

Studimi është kryer në 21 637 persona të lindur në vitet 1940 dhe 1983, në të cilët është analizuar lidhja mes nivelit të shkollimit dhe gjeneve që nuk janë transmetuar nga prindërit.

Nga ky studim ka dale se gjenet e patrashëguar të pranishëm tek baballarët kanë influencuar rreth 30% në përgatitjen shkollore të fëmijëve, ndërsa ato të mamave influencojnë shëndetin dhe sjelljet në të ushqyer.

Në përgjithësi është e qartë se ekziston një trashëgimi gjenetike në gjendje të influencojë individët pa një transmetim të drejtpërdrejtë.

Pas shekujsh debatesh në të cilat natyra dhe kultura janë konsideruar dy botë të papajtueshme, të dhënat e reja tregojnë se ekziston një “kulturë gjenetike”, në të cilën gjenet e patransmetuar mund të influencojnë karakteristikat e fëmijëve.

Falë këtyre të dhënave tani mund të shihen me një tjetër sy disa probleme sociale, si ato të lidhura me rendimentin shkollor, ose disa sëmundje, si për shembull ato të lidhura me shqetësime si skizofrenia apo të qenurit antisocial.

Një libër i vogël që i përket shekullit të IX u zbulua në Jerusalem nga një koleksionist veprash të rralla biblike.

Libri i gjetur besohet se mund të jetë libri më i vjetër në botë për lutje në gjuhën hebraike.

Dhomë sekrete në Piramidën e Madhe të Gizës? Po, dhe arkeologët kanë bërë të ditur lajmin duke thënë se po përdorin teknologjinë e fundit për të identifikuar vendndodhjen e një zgavre misterioze brenda strukturës së lashtë egjiptiane.

Që nga koha e lancimit në vitin 2015, projekti ambicioz ka tentuar të shpërthejë pengesa të pafundme për të eksploruar fshehtësitë e Piramidës së Khufusë, më e madhja nga tre piramidat e Gizës dhe një nga shtatë mrekullitë e botës.

Vitin e kaluar ekipi zbuloi dy ‘anomali’ brenda Piramidës së Madhe, një zgavër në pjesën e sipërme të portës hyrëse dhe një zbrazëti prapa mureve në anën e saj veriore lindore.

Të dyja këto zbulime çuan në spekulime të forta se mund të korrespondonin me një dhomë sekrete të harruar, raporton “International Business Times”.

Gjatë vitit të kaluar, janë kryer më shumë kërkime për të përcaktuar natyrën e këtyre anomalive, si funksionin dhe madhësinë e tyre.

Hulumtuesit kanë mbledhur më shumë të dhëna në këtë faqe falë teknikave të sofistikuara që përfshijnë termografinë infra të kuqe/ syri

Ata shpresojnë se analiza e tyre e të dhënave do të zbulojë së shpejti vendndodhjen e saktë të dhomës.

Mehdi Tayoubi, president i Institutit arkeologjik francez ka thënë se të gjitha pajisjet që po vendosin janë të dizajnuara për të gjetur se ku ndodhet dhoma e fshehtë.

“Jemi të sigurt që ka një dhomë sekrete, thjesht duam ta zbulojmë saktësisht se ku”, u shpreh ai.

Shumë egjiptologë kanë qenë të kujdesshëm ndaj këtyre përpjekjeve për të hyrë në brendësinë e Piramidës së Madhe të Gizës dhe për të zbuluar sekretet e saj, ndoshta për shkak të legjendave vendase se aty fshihen sende krijesa që nuk i përkasin kësaj botë.

{

ABONOHUKETU


}